Para 3 ditësh në Elbasan, gjatë një sherri me thika, u vra 26-vjeçari Florenc Kovaçi dhe u plagos rëndë vëllai i tij 19 vjeç, Mikel Kovaçi.
Autori i këtij krimi është Ardit Hida, 24 vjeç i cili ka pranuar krimin e rëndë pasi u vu në pranga pak orë pas shërrit.
Në lidhje me këtë ngjarje, so ka folur Mirela Kuçi, nëna e viktimës e cila ka thënë se nëse nuk dënohet me burg përjetë, do e vrasë vetë.
“Një ngjarje shumë e rëndë. Nuk di gjë fare, vetëm kur më sollën haberin për djalin. E kam gjetur fëmijën shtrirë, te dera e spitalit nuk foli më. Ai të kalbet brenda në burg.
Djalin nuk e kam me të meta mendore dhe asgjë fare, unë dua të drejtën e djalit. Ai të kalbet në burg, se ai gjallë nuk rri, do të jem unë shkaktare që do ta vras. Si më iku djalin im edhe ai do të shkojë te djali im. Do ta kërkoj të drejtën e djalit” tha ajo.
Mirela Kovaçi tregon edhe amanetin e fundit të djalit që ndërroi jetë në derën e spitalit. “Kur e kam gjetur djalin e ngrita. Djali bën of, of, e futa te dera e ambulancës, ai u përpiqte, te dera e spitalit më kapi në qafë, amanet çunin dhe gocën më tha, do të më jepte prapë amanete, por nuk foli më dhe më kafshoi.
Djali e dha jetën te dera e spitali. Djali ishte goditur me thikë në zemër dhe në fytyrë. Suri ishte mbyllur fare. Këpucët ja gjeta poshtë makinës. Nuk kam fuqi të flas më. Nuk flas më. Më iku gjithë ai “dif”, zemra më digjet kur e kujtoj” tha ajo.
Dyshohet se një lidhje romantike mes 19 -vjeçarit Mikel Kovaci (i plagosur) dhe një vajze me mbiemrin Hida, ka qënë shkaku i sherrit që përfundoi në tragjedi.
Nuk dihet saktësisht nëse autori Ardit Hida dhe vajza në fjalë me mbiemër Hida janë motër e vëlla apo lidhje tjetër familjare, por të rinjtë janë takuar për t’u sqaruar për këtë çështje.
Debati mes tyre ka agravuar në përdorimin e thikës ku Ardit Hida goditi për vdekje Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë të vëllain Mikel Kovaçi./albeu.com