“Flasim për satelitë, ndërkohë traktorët s’ndizen”/ Korreshi: Qeveria nuk i dëgjon fermerët

Fermerët e Lushnjës zhvilluan sot protestë para kryeministrisë për të lundërshtuar paketën fiskale.

Me ta ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili tha se fermerët ndodhen në vështirësi të mëdha financiare.

“Fermeri do lekët në dorë. Deri dje thoshin që keni bërë magazina, por magazina nuk ka. Ata kërkojnë të kontrollohet bursa, se sa shitet realisht fruta-perimet. Nëse fermeri do të subvencionohej me kg, kjo do të rregullonte informalitetin. Nuk mund ta vjelësh nën kosto dhe të shitet shumë pak. Duhet të ketë një balancë. Unë e di problemin që në gjenezë. Sot, ata po lënë serat për të shkuar në Gjermani e për të larë borxhet për marrjen e këtyre serave. Në çdo komision, unë dhe kolegu Dash Sula, kemi folur. Unë kam folur më shumë se Lushnja ka qenë më e prekur. Unë kam kaq kohë që flas, e nëse nuk bëj disa foto me kastravec e presh, nuk tërheq vëmendje.

Të gjithë ju, ne, kanë të gjithë për prezencë, jehonë. Vetë ministrja thotë 3.2 mln kam unë, s’iki dot te Rama s’e kam frikë. A është kaq problematike kjo punë? Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë me taksat e tyre. Të biem në një konsensus. Të bëhet një plan e të dihet ku është. Me këtë buxhet që po kalon sot, këta vitin tjetër janë të falimentuar. Gjatë gjithë kohës ne shkojmë dhe i premtojmë që do zbresim kometën. Shkojmë te satelitët, por kemi traktorët që nuk ndizen. Këta nuk marrin koston e fidanëve që kanë mbjellë. Shalqiri ju kalb të gjithë këtyre. Kjo qeveri që unë kam ngritur kaq shumë zërin, nuk çoi një grup të verifikonte. Kujt nga këta fermerëve i ka dhënë lekë për plastmasët kjo qeveri? Asnjëri s’ka marrë”, tha Korreshi./allbeu.com


Shtuar 25.11.2021 11:11