Flamur Noka shpërthen keq, bën veprimin e papritur ndaj Ramës: Do ju rrëzojmë, PD fiton 60 % të votave (FOTO)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se nëse në 11 maj do të vendoset qeveri teknike dhe do të mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, PD do të fitojë mbi 60 % të votave.

Komentet Noka i bëri në emisionin ‘Off the Record’, ku teksa ishte i revoltuar, i nxori edhe gishtin e mesit publikisht kryeministrit Edi Rama.

Ai tha gjithashtu, se ishte i bindur se në 11 maj rotanicioni politik do të ndodhte.

“Sali Berishës i bënë vettingun 34 vjeçar të jetës së tij politike dhe nuk arritën t’i gjenin një gjë. Në Shqipëri duhen bërë zgjedhje të lira e demokratike. Kërkojmë qeveri teknike për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Nëse bëhen zgjedhje të lira e të ndershme, PD fiton 60 % të votave. PS ka lokomotivën dhe vagonat që punojnë me kokainë dhe para korrupsioni e krimi. PD ka lokomotivën dhe gjithë vagonat e saj që punojnë me djersën dhe mundin e demokratëve.

PS ose rilindja nuk është pasqyrë e vullnetit të shqiptarëve, ndërsa PD është e gjitha pasqyrë e vullnetit të kristalë të demokratëve që e duan ndryshim.


Shtuar 9.12.2024 10:48