Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nuk i ndal sulmet ndaj kryedemokratit Basha, pas vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së Sali Berishën.
Noka këtë herë ka sulmuar përmes një poezie, e cila shpreh tradhëtinë nga brenda grupit mes rreshtave.
Mora pushken dola n’mal,
Te luftoja per atdhe..,
Ku ta dija une i gjori..,
Se armiku ishim …Ne……
Kujtojmë se Noka ka dalë në mbështetje të plotë e pa rezerva të Berishës në betejën që ai ka nisur, së bashku me Tritan Shehun dhe Edi Palokën./albeu.com