Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të shpallë tre ditë zie kombëtare për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona.
Flamujt shtetërorë para qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.
Përveç familjes me katër anëtarë, me dy fëmijët 4 vjeçar binjakë që u shua, në këtë tragjedi humbën jetën edhe 5 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Shkup.
Nxënësit në këtë udhëtim ishin së bashku me familjarët e tyre./albeu.com/