Një fabrikë është përfshirë nga flakët në Tiranë mëngjesin e ditës së sotme.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”.
Nga informacionet paraprake, deri më tani njoftohet vetëm për dëme materiale dhe asnjë të lënduar.
ekspertët e grupit hetimor po vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të rënies të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com