Është përfshirë nga flakët kurora e pishave në zonën e Krastës së Krujës. Ashtu sikundër shihet edhe në foto, vatra e zjarrit është e madhe teksa zonën e kanë mbuluar re tymi.
Si pasojë e terrenit të ashpër, është e vështirë të ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse. Fatkeqësisht, era e fuqishme po favorizon në përhapjen e flakëve në sipërfaqen e pishave.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies se zjarrit.