Një vatër zjarri me përmasa të mëdha u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në një parcelë me ullinj, rreth 100 metra larg nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh.
Zjarri përfshiu sipërfaqen e mbjellë me ullinj, ndërsa tymi u përhap në një pjesë të gjerë të zonës. Megjithatë, pavarësisht distancës së afërt me nënstacionin, infrastruktura energjetike nuk u përfshi nga rreziku.
Të lidhura
None found
Ekipet zjarrfikëse dhe strukturat përgjegjëse ndërhynë në terren dhe, pas një operacioni të vështirë, arritën të vinin flakët nën kontroll. Vatra u izolua dhe zjarri u shua plotësisht, duke parandaluar përhapjen e tij drejt sipërfaqeve të tjera.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Për këtë ngjarje pritet të nisë hetimi, i cili do të përcaktojë edhe origjinën e flakëve.
