Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer pak çaste më parë në zonën kodrinore të Qafë Thanës. Të dhënat paraprake tregojnë se flakët mund të jenë ndezur nga djegia e disa gomave në atë territor.
Menjëherë janë vënë në lëvizje ekipet e MZSH-së së Pogradecit, të cilat po përpiqen të frenojnë përparimin e zjarrit. Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar mbështetje me forca shtesë, pasi era e favorshme po ndihmon në zgjerimin e shpejtë të flakëve.
Të lidhura
None found
