Gazetari dhe analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin “Pikat mbi I” ka folur për fjalimin e mbajtur nga kryeministri Rama në Këshillin e Evropës.
Zheji tha se Rama me anë të fjalimit të tij kishte si synim të tërhiqte vëmendjen dhe ia arriti duke pasur nje efekt pozitiv edhe në Kosovë.
Ai shtoi se përgjatë historisë Shqipëria ka dashur të jetë e rëndësishme dhe pse një vend i vogël, nëdrsa tha se “Rama ka një reminishencë nga Enver Hoxha”.
Sipas tij ky fjalim bën pjesë në nisjen e fushatës zgjedhore për Ramën pasi ka “afektuar krahun e majtë të vendit” dhe kanë krijuar pëlqyeshmëri te njerëzit.
“Ai ka 30 vite në politikë dhe e paska pasur ëndërr gjithë jetën të jetë protagonist i linjës së parë. Ai shpreh kënaqësinë që arriti qëllimin e tij. Ai e çau kornziën duke tërhequr vëmendjen me atë që tha. Është edhe pikësynim tjetër I tij, ai është futur në fushatë me këtë dalje. Në Shqipëri ka një numër shqiptarësh nga Kosova që jetojnë. Nëse kjo fjalë është projektuar të ketë efekt pozitiv në Kosovë, dhe në zonën e lidhur me Thaçin ka pasur, ku edhe Haradinaj foli mirë për këtë prononcim të Ramës. Kjo mbështetje nga Kosova i kthehet edhe si vota dhe pëlqyeshmëri në vend. Ai ka goditur sindromën e vendeve të vogla në Strasburg. Në historinë tonë kemi dashur të jemi të rëndësishëm dhe pse jemi vend i vogël, ka një remineshencë nga Enver Hoxha. Kjo ngjashmëri bën efekt akoma dhe i shkon në favor Ramës pasi afekton krahun e majtë të vendit që ka ende nostalgji për Enver Hoxhën. Ndërsa akuzohet si socialist i oligarkëve dhe jo i popullit, pas këtij fjalimi krijojnë diçka pozitive për zgjedhjet”, deklaroi Zheji.