Fitorja e Merz në Gjermani/ Tritan Shehu: Një “erë” e re po fryn në kontinent për ta shkundur Shqipërinë më 11 maj

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka komentuar fitoren e Friedrich Merz dhe CDU/CSU në zgjedhjet e fundit në Gjermani, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për të ardhmen e Europës dhe Shqipërisë.

Shehu theksoi se fitorja e Merz, është një fitore për sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe vlerat universale të Europës, duke e cilësuar atë si një mundësi për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se Merz, si lider i CDU/CSU, është një garanci e fortë për forcimin e lidershipit të Gjermanisë në BE dhe për rritjen e kohezionit të Europës në vitet që vijnë. Në këtë kontekst, Shehu e vlerësoi Merz si një lider të madh dhe të hapur, që mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Gjermanisë dhe të Europës.

Në përfundim, Shehu paralajmëroi se një “erë e re” po fryn në Europë, që mund të ndihmojë për “shkundur” Shqipërinë më 11 maj, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme në vend.

Postimi i deputetit të PD Tritan Shehu:

Gjermania dhe Europa me te sigurta me Merz kancelar, me CDU/CSU!

Fitorja e tyre eshte fitorja e Gjermanise, Europes se Bashkuar, vlerave universale, lirive, zhvillimit ekonomik dhe sigurise se metejshme.

Urimet per kete fitore historike si “motrave” tone te grupit te PPE, Kancelarit Merz.

Ky eshte dhe nje shans i Shqiperise, e Ballkanit Perendimor per shpejtimin e procesit te integrimit europian.

Merz eshte nje garanci e forte per pozicionimet e metejshme te Gjermanise ne lidershipin europian, per forcimin e kohezionit e rolin real te BE ne vitet qe vijne.

Duke pasur rastin te takohem disa here me Merz, e konsideroj ate nje lider te madh, njerezor, te hapur e pa paragjykime.

Personalitetin, qe i duhet Gjermanise e Europes ne keto momente te veshtira e komplekse.
Per krijimin e te cilave ka luajtur nje rol thellesisht negativ e majta, qe ka qeverisur deri me sot ate vend te madh.

Dhe qe elektorati i mencur e i pergjegjshem gjerman, i dha pergjigjen e merituar ne keto zgjedhje.

Nje “ere” e re, tashme e konsoliduar fort, po fryn mbi Kontinentin tone.

Per te “shkundur” edhe Shqiperine me 11 Maj.


Shtuar 24.02.2025 09:24