Fitorja e Fisnik Qoses në Kavajë, Salianji: Një rreze shprese

Deputeti i PD, Ervin Salianji i cili drejtoi edhe fushatën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kavaja ka falënderuar të gjithë qytetarët, që zgjodhën Fisnik Qosen.

Mbrëmjen e sotme, në një prononcim për mediat, Salianji u shpreh se një ditë e rëndësishme për të gjithë demokratët, pasi Kavaja është një rreze shprese për ata që janë pikëlluar nga rezultati në rang kombëtar.

“E di që kjo është një ditë e mezi pritur për qytetarë te Kavajës. Është një ditë ku cdo demokrat i pikëlluar apo jo me zemrën plot për shkak të rezultatit në Shqipëri vjen një rreze shpresë nga Kavaja. Kavaja sic e kemi thënë ne ja rikthyem përmes Fisnik Qoses bashkinë qytetarëve dhe ja rikthyem edhe demokratëve.

Pa diskutim kjo është një ditë e rëndësishme për të falënderuar ata që kanë punuar para nesh për të krijuar një bazë të jashtëzakonshme. Ju kontribut për fitoren e Fisnik Qoses dhe opozitës dhe dhënien e një mesazhi.

Kjo fitore ishte një fitore shumëfish e rëndësishme për qytetarët. Në kushtet kur paratë rrjedhin lumë nga korrupsioni, kur astet e vendosura në dispozicion nga ana e qeverisë për të ndikuar në rezultatin zgjedhur, ku u zhvillua një garë e pabarabartë në gjithë Shqipërinë. Edhe në Kavajë pati një represion të jashtëzakonshëm, por qytetarët i rezistuan.

I dhamë një rreze shprese demokratëve, Kavaja që ka luftuar e para në kushtet e regjimit. Për të gjitha ata që mendojnë se PD, opozita ndonjë ditë do dobësohet e kanë gabim”, tha Salianji.


Shtuar 15.05.2023 22:05