Fitore mes “dhimbjesh”, Meksika “mbyt” Arabinë Saudite, por nuk arrin dot kualifikimin (VIDEO)

Pas një dominance gjatë gjithë lojës, Meksika ka arritur të mposhtë me rezultatin 1-2, Arabinë Saudite, në një përballje e cila ishte vendimtare për grupin C.

Ndeshja nisi me lojë të shpejtë, me Meksikën dhe Arabinë, të cilat sulmonin njëra-tjetrën pa u ndalur, por portierët Ochoa dhe Al Oëais ishin vigjilentë dhe nuk lejuan asnjë top të kalonte vijën fatale.

Me startin e pjesës së dytë, Meksika do të gjente rrugën e rrjetës, ku pas një aksioni model sulmuesi Henry Martin, nuk di të gabojë brenda zonës. Vetëm pesë minuta më pas, në të 52’, mesfushori Luis Chavez, i cili akivizohet tek Pachuca në kampionatin meksikan, shënoi golin më të “bukur” të kompeticionit. Chavez u tregua preçiz, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte, një goditje dënimi prej më shumë se 30 metra larg portës.

Meksika do të gjente dhe golin e kualifikimit në minutën e 88’, me mesfushorin Uriel Antuna, por goli u anullua, pasi anësori akordoi një pozicion jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit, por nuk do të mbaronte me kaq, pasi në minutën e 95’ sulmuesi Al Daësari do të çonte shifrat në 1-2, duke i “prerë” përfundimisht shpresat e meksikanëve.

Pas kësaj fitoreje, Meksika arriti në kuotën e 4 pikëve, në grupin C, por edhe pse me pikë të barabarta me Poloninë, ameriko-latinët nuk mundën të kualifikoheshin për në fazën e 1/16-ve, kjo për shkak të golavarazhit.

Në raundin tjetër, Argjentina e vendit të parë, do të ketë si kundërshtar Australinë, ndërsa Polonisë duket se i ka “shkuar” gjithë fati tek bileta e kualifikimit për në fazën tjetër, pasi në 16-çe, polakët do të përballen me kampionët e Botës, në fuqi, Francën./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.11.2022 22:02