Fitoi mandatin e 3-të me 74 mandate, Rama e nis ditën me këtë mesazh

“Shqipëria fitoi”, kështu e ka nisur ditën kryeministri Edi Rama pas shpalljes së fitores pasditen e djeshme në Sheshin Skënderbej.

Rama ka publikuar një foto me në sfond flamurin kombëtar, e ku shkruhet: “Shqipëria Fitoi!”

Zgjedhjet e 25 prillit, nxorrën fituese Partinë Socialiste me 74 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate me 3.

 


Shtuar 28.04.2021 09:14