Fitoi llotari 9.7 milion Paund! I harxhoi në alkool, drogë dhe shtëpi publike e më pas u rikthye te gruaja

Një person në Britaninë e Madhe, Michael Carroll, fitoi nëpërmjet një llotarie një shumë prej 9.7 milion Paund.

Carroll i harxhoi paratë e tij me alkool, drogë dhe në frekuentimin e shtëpive publike.

Pas përfundimit të parave dhe automatikisht edhe të aventurës së tij, aventurieri u martua përsëri me ish-gruan e tij e cila e la pasi e tradhtoi me prostituta.

38-vjeçari, i quajtur “Lotto lout”, ishte vetëm 19 vjeç kur ai fitoi çmimin e parë prej shumë milionë dollarësh në 2002 pasi bleu një biletë 1 paund.

Por fituesi i llotos, i cili punonte në Norfolk në kohën e fitores së tij, harxhoi pasurinë e tij në pije, drogë, makina të shpejta, pushime dhe orgji seksuale derisa falimentoi pas disa vitesh.

Stili i tij i jetesës së lartë gjithashtu i dha fund martesës së tij me gruan Sandra Aitken, tani 38 vjeç, e cila e akuzoi atë se flinte me prostituta.

Sidoqoftë, çifti u martua përsëri gjatë një ceremonie intime të Dielën e kaluar dhe tani thuhet se po jetojnë një jetë të qetë në Belfast./albeu.com