Firmoset marrëveshja me Emiratet e Bashkuara për sigurinë kibernetike, Rama: Po na e bëjnë jetën më të bukur

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sh.T.Z. Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas nënshkrimit të marrëveshjes strategjike mes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Rama gjatë fjalës së tij e nisi duke përmendur sesi nisi bashkëpunimi me Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ne kemi vendosur të flasim në anglisht. Kështu që më lini të shpreh mirëserdhjen nga zemra ministrit të Emirateve. Siç e thashë, Emiratet janë një vend vëlla] që kanë qenë pranë nesh kur kemi më patur më shumë se kurrë nevojë. Duke filluar me eksodin e madh të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur presidenti aktual i Emirateve, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish, erdhën këtu për të sjellë ndihmë. Dhe kur nën patronazhin e sheikh Zaydes, u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë. Vitet e fundit kanë shënjuar zhvillime tejet impresive, dhe një numër mbreslënës sistematik që kanë lejuar krijimin e programeve të përbashkëta bashkëpunimi, por edhe për të krijuar një lidhje. Jam shumë mirënjohës mikut tim, ministrit të jashtëm, dhe dua të cek faktin se ai mbërriti në Tiranë pas vizitës në Prishtinë e në Beograd. Nuk është këtu vetëm si dëshmitar i dëshirës dhe vullnetit të plotë të Emirateve për tu bërë pjesë e një rrugëtimi të gjatë, por edhe për të mbështetur procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës dhe për tu siguruar se të gjitha vendet të jenë gjithmonë e më pak të lidhur me të shkuarën”, tha Rama.

“Populli i Emirateve po në e bën jetën më të bukur, sepse jo vetëm nuk ndihemi vetëm, por jemi jashtë mase të respektuar. Zoti ju bekoftë”, shtoi me tej kreu i qeverisë. /albeu.com