Fiq të thatë dhe qumësht, si të përgatisni kurën shekullore me efekte të mëdha shëruese për këto sëmundje

Kjo kurë e vjetër natyrale e përdorur prej shekujsh është ajo e fiqve të thatë dhe qumështit. Ky trajtim vlerësohet për gjithë shëndetin e organizmit ndërsa garanton tretjen e mirë.

Problemet me tretjen shkaktojnë shumë probleme në organizëm duke ndikuar edhe në shëndetin e organeve të tjera. Kjo kurë është e pasur me sasi të mëdha fibre dhe ushqyes të cilët ndihmojnë tretjen.

Përgatitja dhe Përdorimi i Trajtimit

Për këtë kurë mjaftojnë 2-3 fiq të thatë, të cilët copëtojini dhe futini në një xhezve ku keni hedhur një gotë qumësht. Lërini të ziejnë për 5-6 minuta.

Më pas largojeni nga zjarri dhe konsumojeni të ngrohtë ndërkohë copat e fiqve të thatë konsumojini gjithashtu.

Rekomandohet që të konsumohet një orë para se të flini.