Finalja e Conference League në “Air Albania”, Policia e Shtetit: Jemi të përgatitur për çdo situatë!

Teksa në stadiumin Air Albania në Tiranë, më 25 maj pritet të mbahet finalja e Conference League, nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka publikuar masat që ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv.

Zv.drejtori, Albert Dervishaj në një deklaratë për mediat tha se janë marrë të gjitha masat për ndeshjen dhe për aktivitetet qe do zhvillohen.

Kujtojmë se finalja e parë e Ligës së Konferencës së Evropës do të vërë përballë Romën italiane kundër Feyenoord të Holandës./albeu.com/


Shtuar 17.05.2022 09:45