Avokati i njohur Spartak Ngjela ka paralajmëruar se SPAK do të godasë së shpejti djathtas.
Sipas tij, ky aksion i SPAK po ndodh sipas doktrinës së “Bonapartit” që përkthehet, si një lëvizje ku drejtësia godet në dy anët politike.
I ftuar në “Breaking”, Ngjela deklaroi se SPAK komandohet nga amerikanët dhe sipas tij ata ecin me një skemë.
“Është doktrina e Bonapartit, kur fillon goditja, kur janë të implikuar të dy krahët e politikës, fillon nga krahu i politikës që është në pushtet. Dhe këtu ka filluar majtas.
Duhet të presim se kur do të godasin djathtas, do presim lëvizjen e SPAK, dhe kuptohet që ato veprojnë me skemë.
Para se të vijnë arrestimet e mëdha të lidershipit të partive, duhet të eleminohen krahët e forcës. Krahët e forcës që ka politika e korruptuar në Shqipëri, janë krimi i organizuar.
Nuk mund të ketë vjedhje të mëdha, në marrëveshje me shtetin, nëse pushtetarët e korruptuar nuk kanë një ose 2, 3 struktura të krimit të organizuar. Është krimi i organizuar me burokracinë shtetërore që bëjnë korrupsion. Shenjat janë që po eleminohen krahët e forcës”, tha Spartak Ngjela./Albeu.com/