Nga Hergi Llupi
Pandemia i ndali një vit më parë, por tani Eklent Kaçi dhe Besar Spahiu janë gati për Kampionatin Botërot të Bilardors, dyshe-dyshe, në disiplinën 9 ball. Tre vite më parë dyshja e bilardistëve shqiptarë tërhoqën madje edhe vëmendjen e kryeministrit Rama (Shikoni videon këtu).
Edhe pse nuk është se kishte shumë informacion, në një takim elektoral në ai shprehej “uou, janë të paparë”, pasi Kaçi e Spahiu mposhtën Rusinë dhe kaluan në raundin tjetër, ku u përballën me Filipinet. Një “jump” i bilardisti nga Kukësi u bë viral.
Kundërshtarët e tyre ishin perfektë dhe fituan, ndërsa më pas shkuan deri në finale. Tani Kaçi e Spahiu rikthehen sërish dhe në raundin e parë do të përballen me Italinë. Kampione në fuqi është Gjermania, që ka një yll të bilardos si Joshua Filler.
Dyshja shqiptare sigurisht nuk do ta ketë të lehtë, duke parë që në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Britaninë e Madhe në periudhën 14-19 qershor marrin pjesë më të mirët e këtij turneu, madje rikthehet edhe një legjendë si Efren Reyes.
Kaçi dhe Spahiu janë gjithmonë të rrezikshëm për kundërshtarët e tyre, pasi lojtarët e kombëtares sonë janë të stërvitur shumë mire dhe vizioni i tyre në tavolinën e bilardos është tepër i gjerë.
Nga Botërori i fundit kanë ndryshuar shumë gjëra, Kaçi ka dalë kampion bote në 10 ball dhe së fundmi edhe Spahiu ka bërë një paraqitje të mirë në Eurotour. Të dy së bashku do bëjnë maksimumin për lavdinë, në një sport që shqiptarët e pëlqejnë dhe e praktikojnë masivisht./ h.ll/albeu.com