Fifi kërkon të largohet nga Big Brother, lë takim me psikologen (VIDEO)

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Fifit dhe Granitit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Menjëherë pas sqarimit me Granitin, Fifi ka shkuar në dhomën e rrëfimit për të folur me njerëzit e produksionit.

Në një bisedë me Granitin, këngëtarja nga Kosova ka treguar se ka kërkuar që të largohet nga shtëpia.

“Kom lyp me u largu nga shtëpia. Nuk po mundem më me përballu, kërkova takim edhe me psikologen”, u shpreh Fifi.


Shtuar 22.10.2021 21:06