Policia e Fierit, ka në arrestuar në flagrancë dy vëllezër, pasi u kapën duke vjedhur një biznes.
Mbrëmjen e djeshme, vëllezërit A. M., 28-vjeç dhe B. M., 25- vjeç, janë kapur nga policia teksa po tentonin të thyenin derën e një biznesi.
Policia sekuestroi mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.
Të arresturit kishin precedentë të mëparshëm penal në ngjarje të ngjashme.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.