Policia e Fierit, ka vënë në pranga dy vëllezër dhe një 50-vjeçar, pasi janë kapur duke lëvizur të armatosur.
Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit R. K., 25-vjeç, B. K., 24-vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50-vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, kontrolleve të ushtruara bazuar në inteligjencën polciore, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Fier dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionion policor të koduar “Armed”.
Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit R. K., 25-vjeç, B. K., 24-vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50-vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier. Këta shtetas qarkullonin të armatosur dhe në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë.
2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt (karburant).
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”,- njofton policia.