Policia e Fierit, ka vënë në pranga dy të rinj, pasi mësohet se ata kanë kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzë me sëmundje mendore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të DVP Fier vunë në pranga shtetasit 21- vjeç dhe 29- vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie s*ksuale me një 28-vjeçare me sëmundje mendore”.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.