Gazetari Blendi Fevziu bën të ditur se me 31 gusht emisioni ‘Opinion’ do të mbushë plot 25 vite.
Me anë të një postimi në Facebook, moderatori ka publikuar foto nga debate të ndryshme ku ajo që spikaste ishte takimi Nano- Berisha, të cilën nuk ishin takuar për 11 vite rresht.
POSTIMI I FEVZIUT:
Me 31 Gusht OPINION mbush 25 vite ne transmetim dhe hyn ne vitin e 26 – te. Deri me 31 Gusht do publikoj disa nga fotot me te vecanta te ketyre 25 viteve. 4 fotot e para dëshmojnë dy debatet e vetme direkte te konkurrenteve te rëndësishëm politike ne Shqipëri. I pari, debati Nano – Berisha me 31 Janar 2002. Berisha ishte kryetar i PD, ndersa Nano i PS. Ata nuk ishin takuar bashke qe prej 11 vitesh. Debati ishte njekohesisht edhe komunikimi i pare i tyre. Debati u transmetua ne Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, nga 86 tv lokale.
2 fotot e dyta i takojnë debatit te pare, Rama – Mustafaj ne zgjedhjet lokale per Bashkine Tirane me 14 Shtator 2000. Te dy debatet mbeten te vetmet e ketij lloji ne 32 vite te Shqipërisë multipartiake. @opinion.al @ediramaal @saliberisha_faqjazyrta/albeu.com