Feston ditëlindjen, a jeni kuriozë sa vjeç mbush sot Dea Mishel?

Dea Mishel është një Virgjëreshë dhe sot mbush 28 vjeç. Ish-banorja e “BBV” ka ndarë një kolazh fotosh në Instagram.

Në një sfond të bardhë, me një body të zi veshur dhe torta para me urimin “Gëzuar Ditëlindjen”, ajo shkruan: Duke i bërë ëndrrat e mia realitet.

Të shumtë kanë qenë edhe komentuesit që ia kanë uruar ditëlindjen mes tyre dhe Kristi dhe Jori.

Sakaq së fundmi, Dea Mishel ka nisur një rrugëtim të ri në televizion, këtë herë në rolin e moderatores.

“Influencer” quhet emisioni që ajo moderon krahas Argjira Spancës. Kujtojmë që pas daljes së saj nga “BBV”, Dean e pamë në rolin e jurisë në “She’s on Top”.


Shtuar 20.09.2023 14:33