Festivali në Spanjë kthehet në tragjedi, demi godet për vdekje një burrë

Një burrë është vrarë në një nga festivalet vjetore të vrapimit të demave në Spanjë.

Çdo vite në Spanjë organizohen festivale të tilla ku njerëzit mblidhen për të vrapuar nëpër rrugë të ngushta, ndërsa demat e zemëruar sulmojnë pas tyre. Një nga më të famshmit është në Pamplona dhe quhet “Running of the Bulls”.

Megjithatë, një incident fatal ka ndodhur në qytetin Pobla de Farnals në rajonin e Valencias.

Në festival merrte pjesë një 61-vjeçar, i cili u godit nga një dem në krah. Ai u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një operacioni, por fatkeqësisht vdiq.

Edhe shoku i viktimës, një 63-vjeçar, është goditur me prerje në këmbë dhe është transportuar në spital për mjekim. Ai tani është në një gjendje të qëndrueshme.

AnimaNaturalis dhe CAS International zbuluan se ka afërsisht më shumë se 1,820 gara vrapimi me dema që ndodhin në të gjithë Spanjën çdo vit.


Shtuar 25.09.2023 12:14