Festimet për 245-vjetorin e pavarësisë së SHBA, ambasadorja Kim: Le të përtërijmë demokracinë!

Në festimet e 245 vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Tiranë, gjatë fjalës së saj, ambasadorja Yuri Kim tha se duhet të mbrojmë dhe përtërijmë demokracinë.

“Ndërsa festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara dhe 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, le të vendosim të çmojmë, të vlerësojmë, të mbrojmë dhe të përtërijmë demokracinë; për të kujtuar aspiratat e atyre që shpallën pavarësinë – qoftë në vitin 1776 në Filadelfia apo 1991 në Sheshin Skënderbej; dhe për të luajtur rolin tonë në bërjen e atyre aspiratave më të vërteta për brezin e ardhshëm”.  Ambasadorja Yuri Kim në Festimin e 245 vjetorit të Ditës së Pavarësisë. Lexoni fjalën e plotë: https://bit.ly/3y8Yi3G”, shkruhet në Facebook-un e ambasadës./albeu.com


Shtuar 1.07.2021 21:14

Tags: