Festë e shfrenuar, shikoni si e festojnë familjarët e CR7 titullin e Sporting Lisbone (VIDEO)

Sporting Lisbone u shpall zyrtarisht kampion i Portugalisë pas 19 vitesh, një titull që i mungonte prej vitit 2003, shkruan Albeu.com.

Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje, Luanët e Lisbonës, mbajnë vendin e parë me 82 pikë, 8 më shumë se vendi i 2 që mbahet nga Porto.

Ndërkohë, këtë triumf e ka festuar familja e Ronaldos  ku portugezi u zhvillua si lojtar profesionist te kjo skuadër 2002/2003.

Për më shumë shikoni festën e familjarëve të Ronaldos me në krye nënën e tij, Dolores. /albeu.com/

Shtuar 12.05.2021 17:40