Festat e fundvitit, kandidati i PD për bashkinë e Lezhës bashkon demokratët

Salvador Kaçaj, kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit dhe kandidat në primaret e Lezhes, ka organizuar një festë me rastin e festave të fund vitit duke ftuar të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike Lezhe.

Po ashtu të të pranishëm në këtë feste ishin dhe deputeti i qarkut Lezhe, Kasteriot Piroli, Behar Haxhia fitues i primareve në Kurbin, Indrit Hoxha sekretar për diasporën dhe Lisander Hoxha anëtar i këshillit kombëtar. Veçantia e kësaj feste ishte bashkimi i të gjithë demokratëve, pasi u vu re prezenca e Z.Sander Marku qe është përfolur si kandidat i grupit Alibeaj për Lezhe.

Në fjalën e tij, Kaçaj bëri thirrje për bashkim në zgjedhjet e 14 majit, duke ftuar të gjithë demokratet të votojnë kandidatin fitues të Partisë Demokratike, dhe te mblidhen të gjithë me qëllimin për fitoren e kësaj partie.

Po ashtu dhe Paulin Marku ish-kryetari i PD dega Lezhe, iu bashkua mesazhit duke ftuar te gjithë lezhjanët për të quar përpara Partinë Demokratike.


Shtuar 29.12.2022 18:40