Festa e Shën Mërisë/ Pritet fluks mjetesh në pikat kufitare Greqi-Shqipëri, me arsyetimin e COVID pala greke shkakton vonesa të pajustifikuara

Festa e Shën Mërisë pritet të sjellë një fluks të shtuar të udhëtarëve në kufirin Greqi Shqipëri.

Lajmin e bënë të ditur vetë mëdiat greke, të cilat u bënë apel qytetarëve dhe personelit doganor për një bashkëpunim të ngushtë mës tyre dhe për një shpërndarje sa më të mirë të trafikut.

Nga pika kufitare e Kakavijës, pala shqiptare ka bërë shpeshherë thirrje të vazhdueshme për të shfrytëzuar të gjithë orarin e vendosur të hyrje – daljeve përgjatë 24 orëve dhe kalimin e shtetasve edhe në pikat e tjera kufitare veç asaj të Kakavijës, me qëllim evitimin e radhëve të gjata në pikën më të madhe të kalimit të kufirit me shtetin grek.

Veç Kakavijës, dy shtetet fqinje kanë pikat doganore të Kapshticës në Korçë, Tre urat në Përmet dhe Qafebotës në Sarandë.

Kujtojmë se një vit më parë, një radhë prej mbi 25 km, u krijua në Kakavijë, në këtë periudhë, si pasojë e fluksit në dalje nga Shqipëria. Pikërisht në 15 gusht, një autoambulancë shtypi një fëmijë 10 – vjeçar në aksin Jorgucat – Kakavijë, pranë Bularatit.

Aktualisht pala greke, në Kakavijë, vijon të punojë me 2 sportele, si pasojë e masave anticovid, ndërsa merren edhe testet rapid për shtetasit që hyjnë në Greqi, duke krijuar vonesa dhe radhë të gjata pritjeje për automjetet që synojnë të kalojnë kufirin kryesisht përgjatë orëve të para të mëngjesit, duke lënë të zbrazët pjesën tjetër të ditës./albeu.com/


Shtuar 15.08.2021 09:14