Festa e Pashkëve shkakton fluks automjetesh në Kapshticë, 6500 persona u futën në territorin shqiptar brenda 12 orëve

Festa e Pashkëve ka shkaktuar fluks të lartë automjetesh në Kapshticë.

Sipas raportimeve fluksi i automjeteve është krijuar prej palës greke e cila po punon me gjashtë sportele në dalje. Mësohet se pala shqiptare ka vënë në funksion 7 sportele në hyrje për të përballuar fluksin e automjeteve i cili pritet të rritet.

Sakaq, autoritetet kanë përgatitur një plan masash për të menaxhuar fluksin e makinave. Pritet që mbrëmja e sotme dhe dita e nesërme të shënojnë pikun e kalimeve në doganën e Kapshticës.

Prej mesditës së sotme e deri më tani bëhet me dije se në Kapshticë kanë hyrë 6489 shtetas dhe 2678 automjete.


Shtuar 17.04.2025 23:12