Ferran Torres është një nga talentet që kanë spikatur më shumë në futbollin evropian këto 2 vitet e fundit dhe kjo falë trajnerëve të tij.
I intervistuar nga televizioni zyrtar i klubit, sulmuesi i Barcelonës ka folur për marrëdhëniet e tij me trajnerët dhe se sa ka ndikuar kjo gjë në zhvillimin e tij si lojtar.
“Xavi më ndihmoi të përmirësohem në krahun e majtë, si sulmues. Më ndihmoi të kuptoj se si ta marr topin dhe të luaj. Ai më jep besim të plotë dhe ky është çelësi që një lojtar të vazhdojë të punojë dhe ta bëjë këtë me motivim. Guardiola, Luis Enrique dhe Xavi? Është thelbësore që më kanë kaluar tre trajnerët më të mirë në botë. Jam një lojtar ndryshe që kur fillova te Valencia”,- u shpreh Torres gjatë intervistës. /albeu.com