Ferdinand Xhaferaj: Kam kërkuar dorëheqjen e Bashës, nuk e do as baza e partisë as votuesit

Deputeti i PD-së Ferdinad Xhaferaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas humbjes në të gjashtë bashkitë ku u mbajtën zgjedhje më 6 mars.

Xhaferaj shprehet se në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë është e vërtetë që ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, pasi nuk e pëlqen as baza e partisë, as vtuesit e djathtë e as elekorati gri.

“Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashes nga posti I Kryetarit të Partisë Demokratike. Alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri.

Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre. Themelet e një opozite të vërtetë, sic e meritojnë demokratë dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit. Grupi Parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë”, shkruan Xhaferaj./albeu.com


Shtuar 8.03.2022 15:23