Femrat e horoskopit më pa fat në dashuri

Për shkak të nxitimit apo për shkak të fatit, këto femra vuajnë në dashuri dhe nuk gjejnë dot personin e duhur.

Gaforrja. Të ndjeshme dhe të dashura, femrat e kësaj shenje nuk janë aspak dyshuese kur fillojnë një lidhje. Ato iu besojnë plotësisht partnerëve dhe ata i tradhtojnë. Kur vjen puna tek ndarja, këto femra e kanë të vështirë dhe mundohen pafund të gjejnë zgjidhje. Edhe ky është një gabim i madh.

Virgjëresha. Pavarësisht inteligjencës që kanë, të lindurat e kësaj shenje bien shpejt pre e manipulimeve dhe nuk e kuptojnë kur një partner është i keq. Ato i neglizhojnë disa sinjale paralajmëruese dhe bëjnë herë pas here të njëjtat gabime. Epo një pjesë të fajit e kanë edhe vetë.

Bricjapi. Impulsive dhe spontane, femrat e kësaj shenje përhumben kur fillojnë një lidhje dhe bëhen naive. Disa premtime e disa fjalë të ëmbla dashurie dhe ato harrojnë çdo gjë. Mungesa e racionalitetit i bën të mos i kuptojnë qëllimet e atij që kanë në krah. Nga ana tjetër, bë rast ndarjeje ato ja hedhin përherë fajin vetes.


Shtuar 16.02.2022 12:21