Fëmija vrau këmbën në kopësht, nëna e 3-vjeçarit padit edukatoren në Durrës

Policia në Durrës ka procedur penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, shtetasen E. K., 40 vjeçe, banuese në Durrës, (edukatore në një kopësht në lagjen nr.14, Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qënë në kopësht i është lënduar në këmbë  fëmija i mitur  3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 11:57