Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në plazhin e Potamit ka tronditur të gjithë opinionin publik në vend.
Fëmija i moshës 5-vjeç, lindur dhe rritur në Angli u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga Arjan Taso, Komisar në Elbasan.
Taso pas arrestimit është shprehur se skafi kishte paraqitur një problem teknik ndaj edhe kishte humbur kontrollin, mirëpo dëshmitarët akularë thanë se skafi po kryente manovra të rrezikshme gjatë gjithë kohës.
Mësohet se familja Avdia jeton prej vitesh në Angli, ndërsa është me origjinë nga Tropoja. /albeu.com