Felipe Melo: Cristiano Ronaldo legjendë e futbollit

Felipe Melo ndjehet krenar me sezonin që po e zhvillon Interi, ndërsa ka mbrojtur nga sulmet Cristiano Ronaldon, që e cilëson si legjendë të futbollit.

Sipas tij Interi ende nuk e ka fituar titullin, por është shumë afër.

“Interi nuk e ka fituar Scudetton akoma, por është afër”.

“Trajneri Conte ka një ekip të shkëlqyeshëm, me futbollistë të shkëlqyeshëm. Jam krenar për atë që po bën Interi. Edhe nëse kam luajtur për Juventusin, unë jam dhe do të jem gjithmonë një interist”.

“Juventus mbetet ndër 5-6 klubet më të mira në botë, si Milani dhe Interi. Është e pamundur të fitosh titullin çdo sezon”.

“Ata kanë fituar Scudetton për nëntë vjet me radhë dhe kanë arritur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve. Ata janë akoma shumë të fortë”, ka thënë Melo, që ka luajtur në Itali për klube Inter, Juventus dhe Fiorentina.

Shumë kanë vënë në dyshim nënshkrimin e Cristiano Ronaldos me Juventusin, por braziliani nuk pajtohet.

“Si mund ta kritikoni Ronaldon? Ai dhe Messi janë lojtarët më të mirë që kam parë në jetën time”.

“Ai është një kampion, një legjendë, jo vetëm për Juventusin por për futbollin në përgjithësi. Ju nuk mund ta vini në pikëpyetje një lojtar si ai. Seria A është me fat që e ka, e kushdo që e kritikon atë duhet të lajë gojën”, nënvizoi Melo.

 

Shtuar 1.04.2021 06:04