Felaj i përgjigjet Berishës: Unë i kam shërbyer këtij vendi, ndërsa ti dhe familja jote jeni shpallur “non grata” për korrupsion masiv

Në seancën e sotme të Kuvendit, ka pasur diskutime të ashpra jashtë rendit të ditës mes opozitës dhe qeverisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar zv/kryetares së Kuvendit Ermonela Felja të japë dorëheqjen, pasi familja e saj ka zaptuar Prokurorinë e Tiranës.

Në përgjigje, Felaj u shpreh se është krenare për veten dhe familjen e saj sepse i ka shërbyer këtij shteti, ndërsa i tha Berishës se ishte ai që duhej të largohej pasi është shpallur non grata së bashku me familjen, për korrupsion masiv.

“Uluni zoti Berisha dhe mos pengoni vijimin e rregullt të seancës. Duhet të largoheshit ju dhe familja juaj nga ku vend sepse jeni shpallur non grata për korrupsion masiv. Unë jam krenare për veten dhe familjen time sepse i kam shërbyer këtij shteti. Në familjen tonë nuk gjen asnjë gjë të zezë, ndërsa ju zoti Berisha jeni krejt i zi”, tha Felaj./albeu.com

 


Shtuar 3.07.2023 10:56