Ermonela Felaj zbulon arsyen: Ja pse nuk e dënuam genocidin serb

Deputetja Ermonela Felaj ka zbuluar shkakun se përse socialistët nuk e kaluan në Kuvend rezolutën për genocidin serb në Srebrenicë.

Teksa ka qenë  e ftuar në emisionin “Open”, Felaj zbuloi arsyen se përse kishin hedhur poshtë kërkesën e bërë nga opozita dy javë më parë në seancën plenare.

“Kjo modë për të bërë rezoluta është një mënyrë për ti rënë ndesh Open Balkan, sepse dihet që opozita është kundër këtij projekti”, tha Ermonela Felaj.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shprehën se rezoluta nuk u votua pasi mbante firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha./albeu.com/