Federata spanjolle nuk ka të ndalur: “Kosova” e zëvendëson me “ekipi kosovar”

Federata e Futbollit e Spanjës nuk ka të ndalur me prezantim jo të barabartë të Kosovës. Në faqen zyrtare, pas konferencës së Luis Enriques, ishte paraqitur emri “Kosova”. Por ndërkohë në mbrëmje emri “Kosova” (Kosovo) është zëvendësuar me “ekipi kosovar” (equipo kosovar).

Vet Enrique, Kosovën e ka përmendur vetëm një herë gjatë konferencës.

Një qasje jo e barabartë ndaj Kosovës ka kohë që është prezentë te spanjollët, përkatësisht te federata e këtij vendi.


Shtuar 30.03.2021 21:17

Tags: ,