FBI nis kontrollet në Shtëpinë e Bardhë, çfarë po kërkon

FBI ka nisur kontrollet në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në Delaware si pjesë e një hetimi për dokumente të klasifikuara.

Burime bëjnë me dije se agjentët e FBI-së po kërkojnë dokumente të klasifikuara në shtëpinë e presidentit amerikan, shkruan CNN.

Avokati personal i presidenti amerikan Bob Bauer , tha në një deklaratë  për shtyp se Departamenti i Drejtësisë e kreu hetimin me mbështetjen dhe bashkëpunimi të  plotë të presidentit amerikan.

“Hetimi i sotëm është një hap tjetër në një proces të plotë dhe në kohë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, të cilin ne do të vazhdojmë ta mbështesim dhe lehtësojmë plotësisht. Më shumë informacione do të kemi pas përfundimit të hetimeve të sotme”, tha ai.

FBI-ja nuk ka komentuar për kontrollet. Pasi që Biden ishte pajtuar që kontrollet të kryheshin, autoritetet nuk kanë lëshuar ndonjë urdhëresë gjyqësore.

Avokati i Bidenit, Bob Bauer, tha se kontrollet po kryhen “pa njoftim paraprak për publikun” për shkak se duhet të ruhet “siguria operacionale dhe integriteti”.

Edhe më herët ka pasur kontrolle pasi fillimisht u zbuluan dokumente të klasifikuara në Qendrën Penn Biden në Uashington në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Dokumente shtesë janë gjetur edhe në një shtëpi tjetër të Bidenit në Dellauer, pas kontrolleve që u kryen në dhjetor dhe janar.

Ende nuk dihet se sa dokumente të klasifikuara janë gjetur, por vetëm gjatë kontrolleve të kryera në janar u gjetën dhjetëra të tilla.

Biden tha se ekipi i tij ka bërë “atë që duhej bërë” dhe “po bashkëpunon plotësisht” me autoritetet lidhur me hetimin që po zhvillohet.

Njoftimi për kontrollet vjen një ditë pasi prokurori i posaçëm, Robert Hur, zyrtarisht nisi detyrën e tij për të mbikëqyrur hetimin lidhur me rastin e dokumenteve të klasifikuara.

Pasi u zbuluan dokumentet e para në nëntor, avokatët e Bidenit menjëherë njoftuan zyrën e Shtëpisë së Bardhë. Dokumentet iu dorëzuan një ditë më pas Arkivave Kombëtare.

Zyrtarët gjyqësorë po ashtu ishin njoftuar menjëherë për gjetjen e dokumenteve.

/albeu.com/


Shtuar 1.02.2023 16:26