Fatos Tushe heq dorë nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij nga detyra

Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjës i arrestuar për korrupsion, ka hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes së tij për shkarkimin nga posti i kryebashkiakut.

Tushe ka hequr dorë nëpërmjet avokatit të tij, ndërkohë që seanca që do mbahej ditën e sotme për këtë çështje, dështoi

Kujtojmë se Tushe u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë Lushnje me vendim qeverie dhe në 8 dhjetor të këtij viti çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave.

Vendimi erdhi pas arrestimit të tij nga SPAK për shpërdorim detyre, pasi kishte abuzuar me tenderin e një kanali kullues./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 12:20