Familjet shqiptare nxirren nga kampi i ISIS

Familjet shqiptare në kampin e ISIS po iu dorëzohen autoriteteve shqiptare.

Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe tre fëmijëve të cilët do të riatdhesohen nga kampi Roj, në vendin tonë.

“Departamenti i Jashtëm në Administratën Autonome njoftoi se ata do i dorëzojnë disa familje të ISIS qeverisë shqiptare. Fotografia e disa grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin Roj”, shkruan ai./albeu.com

 


Shtuar 31.07.2021 14:29