Familjes në Shkodër i digjet shtëpia natën e Krishtlindjeve, mbesin në qiell të hapur

Një shtëpi njëkatëshe është djegur rreth orës 19.00 në Samrisht të Dajçit. Në të banonin  Pjeter Mhilli dhe bashkëshortja e tij.

Megjithëse pati ndërhyrje të zjarrfikëses nga Shkodra, burime bëjnë me dije se nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.

Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit.

Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.

 


Shtuar 24.12.2022 20:20