Familjarët kërkojnë dënim me varje! Çfarë ndodhi në kohën e Berishës ku dy vëllezër u vranë mes Fierit

Të tronditur nga ngjarja e Fierit ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi fëmijën 8 vjeçar në Fier ka rikthyer kërkesën për dënimin me vdekje në Shqipëri. Familjarët kërkojnë dënimin me vdekje dhe nuk kënaqen me asnjë lloj dënimi përkundrejt 38 vjeçarit përvecse dënimit me varja.

Të afërmit kërkuan njëzëri dënimin me vdekje/varje për Çalamanin duke marrë shembull dënimin e vëllezërve gjatë kohës kur Sali Berisha ishte President, viti 1992.

Por çfarë ndodhi në vitin 1992 ku dy vëllezër u dënuan me vdekje duke u varur në mes të qytetit të Fierit?

Dy personat në foto janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit që u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.

Krimi ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur këta hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim të grabitjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën – pasi e torturuan për një orë – dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes.

Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe. Opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh, të dy vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje: ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Varja u bë me 25 qershor 1992 në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 18.11.2021 12:44