Partitë politike kanë ndezur motorët para zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një video-mesazhi shpreh rëndësinë e familjes dhe ndalet te fenomeni i largimit të të rinjve nga vendi. Meta thekson se PL synon të krijojë një shoqëri të mbrojtur nga shpopullimi.
Meta: T’i japim fund kësaj ndjesie që kanë të rinjtë dhe të rejat të mungesës së vëmendjes për t’i mbështetur ata për ta ndërtuar folenë e tyre të lumturisë në vendin e tyre. Besoj se me ndihmën dhe bashkëpunimin e të gjithëve ne do ta arrijmë këtë sepse për ne familja jo vetëm ka qenë e shenjtë, por edhe do të mbetet e shenjtë.
Ne duam një familje të fortë dhe të konsoliduar, në mënyrë që të kemi një shoqëri të shëndetshme dhe të mbrojtur nga shpopullimi. Prandaj në pjesën më të rëndësishme të programit të Partisë së Lirisë gjenden të gjitha ato propozimet konkrete që fuqizojnë familjen dhe që mbështesin gratë dhe rininë shqiptare.
/Albeu.com/