Falsifikonte testet e koronavirusit, arrestohet 41 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person i cili akuzohet se ka falsifikuar testet e koronavirusit.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Tamponi”, u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të shtetasit E. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore”, “Falsifikimi vulave dhe stampave dhe formularëve dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikimin e dokumentave”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e PKK Qafë-Thanë në tentativë për të dalë nga territori i Rrepublikës së Shqipërisë”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 23.06.2021 15:27