Një studim i ri nga Universiteti i Misurit doli në përfundime interesante, duke zbuluar se ekziston një faktor i shëndetit mendor që mund të ndikojë në komunikimin midis nënës dhe fëmijës, si dhe zhvillimin e mëvonshëm të fëmijës.
Në veçanti, ekipi hulumtues i udhëhequr nga Nicholas Smith, një profesor asistent në Shkollën e Profesioneve Shëndetësore MU, zbuloi se nënat që përjetonin simptoma depresive prireshin t’u duhej më shumë kohë për t’iu përgjigjur një bisede me fëmijën e tyre, në krahasim me ato që nuk kishin çrregullime të shëndetit mendor. Gjetjet e reja shkencore u publikuan në Infant and Child Development.
Në studimin e tyre, studiuesit dëgjuan regjistrime audio të më shumë se 100 familjeve që merrnin pjesë në Early Head Start, një program federal për zhvillimin e fëmijëve për fëmijët, të ardhurat familjare të të cilëve janë në ose nën kufirin federal të varfërisë. Fëmijët pjesëmarrës u ekzaminuan në dy periudha të ndryshme, kur ishin përkatësisht 14 dhe 36 muajsh. Disa nga nënat në studim ishin diagnostikuar me depresion. Ekipi i studimit krahasoi kohën e përgjigjes me pyetjet në një dialog midis nënës dhe fëmijës, duke zbuluar se nënave në depresion iu desh më shumë kohë për t’iu përgjigjur një dialogu me fëmijën e tyre.
“Nënat dhe fëmijët janë të sinkronizuar. Fëmijët që reagojnë më ngadalë ndaj nënës së tyre shpesh kanë nëna që reagojnë më ngadalë ndaj fëmijës dhe, përkatësisht, fëmijët që reagojnë më shpejt ndaj nënës kanë nënat më të përgjegjshme ndaj fëmijës. Gjetja ishte se nënat që shfaqnin simptoma depresive iu deshën më shumë kohë për t’iu përgjigjur fëmijës së tyre në krahasim me nënat që nuk shfaqnin shenja të ngjashme të depresionit”, thanë studiuesit.
“Ne zbuluam se hendeku kohor midis përgjigjeve në komunikimin nënë-fëmijë përgjithësisht zvogëlohet me rritjen e fëmijës. Ne gjithashtu arritëm në përfundimin se koha e nënës priret të parashikonte kohën e fëmijës dhe anasjelltas”, shtoi Smith. /albeu.com