Këngëtari amerikan D4vd është deklaruar i pafajshëm përballë akuzës së vrasjes së një vajze 14-vjeçare, një çështje që ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është David Anthony Burke, u paraqit këtë të martë për herë të parë në gjykatë në Los Anxhelos, ku avokatët e tij dhanë deklarimin e pafajësisë në emër të tij.
Të lidhura
None found
Celeste Rivas Hernandez u zhduk në prill të vitit 2025 pasi kishte vizituar shtëpinë e këngëtarit në zonën e Hollyëood Hills.
Sipas prokurorisë, vajza nuk u pa më kurrë e gjallë pas asaj nate.
Mbetjet e saj të dekompozuara u zbuluan në shtator të po atij viti, në bagazhin e përparmë të një automjeti Tesla të regjistruar në adresën e Burke në Teksas.
Prokurori i qarkut të Los Anxhelosit, Nathan Hochman, deklaroi se ndaj këngëtarit janë ngritur tre akuza: vrasje në rrethana cilësuese, vrasje për përfitim financiar dhe eliminim i një dëshmitari.
Sipas tij, viktima mund të ketë qenë dëshmitare në një hetim që lidhej me sjellje të papërshtatshme seksuale të artistit.
Prokuroria pretendon se motivi i krimit lidhej me ruajtjen e karrierës së suksesshme muzikore të Burke, të cilën viktima dyshohet se po e kërcënonte.
Gjithashtu, dokumentet gjyqësore përshkruajnë detaje tronditëse, përfshirë copëtimin e trupit të 14 vjeçares.
Familja e saj ka deklaruar se është e vendosur të kërkojë drejtësi dhe të ruajë kujtimin e vajzës së tyre.
Nëse shpallet fajtor, Burke mund të përballet edhe me dënim me vdekje.
